Flash News

E-TJERA

Rritje me 20% e rasteve me kancer gjiri, mjekja: Grupmosha 50-70 vjeç, më e prekura

Rritje me 20% e rasteve me kancer gjiri, mjekja: Grupmosha 50-70 vjeç,

Numri i pacientëve të prekur me kancer gjiri në vendin tonë 10 vitet e fundit ka shënuar rritje me 20%. Vitet e mëparshme rastet e reja me kancer gjiri kanë qenë rreth 500, ndërsa tashmë shifra ka shkuar në mbi 700.

Shefja e Shërbimit Onkologjik Silvana Çeliku ka treguar për Syri TV se kjo sëmundje evidentohet më së shumti tek grupmoshat 50-70 vjeç, megjithatë edhe grupmoshat më të reja nuk mbeten pas.

Apeli i specialistëve të shëndetit është që kontrollet të kryhen jo vetëm gjatë muajit Tetor, por përgjatë gjithë vitit, pasi diagnostikimi në kohë shpëton jetë.

Sipas të dhënave 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit përgjatë jetës. Aktualisht kanceri i gjirit është sëmundja e dytë më e përhapur pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Të fundit