Flash News

E-TJERA

Rritje shqetësuese e virozave në Korçë: Mbi 35 pacientë të shtruar në spital

Rritje shqetësuese e virozave në Korçë: Mbi 35

Virozat e stinës kanë goditur ndjeshëm qytetarët e Korçës, duke prekur kryesisht ata që vuajnë nga probleme të mushkërive. Situata ka sjellë një rritje të ndjeshme të vizitave në spitalin e qytetit, ku shumë pacientë përfundojnë të shtruar për shkak të komplikacioneve.

Sipas mjekes pneumologe Diana Aliçkolli, aktualisht janë mbi 35 pacientë të shtruar në spital, të cilët po marrin trajtim mjekësor për gjendje të rënda respiratore.

“Viroza ka prekur rrugët respiratore, duke nisur si gjendje virale e më pas duke u komplikuar në pneumoni ose astma bronkiale. Situata është shqetësuese dhe kërkon vëmendje të shtuar,” tha mjekja Aliçkolli për ‘Euronews Albania’.

Rritja e numrit të pacientëve me viroza dhe komplikacione në frymëmarrje ka shtuar ndjeshëm fluksin në sanatoriumin e Korçës, ku vetëm në repartin e pneumologjisë kryhen mbi 80 vizita në ditë. Mjekët raportojnë se grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit, duke bërë thirrje që simptomat e para të mos neglizhohen.

Të fundit