Flash News

E-TJERA

Rritjen më të lartë e shënojnë ushqimet dhe komunikimi, INSTAT: Ndryshimi vjetor i çmimeve është 2,6 %

Rritjen më të lartë e shënojnë ushqimet dhe komunikimi,

Ndryshimi vjetor i nivelit të çmimeve në muajin shtator është 2,6 %. Kështu thuhet në të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT.

Sipas kësaj të fundit, rritjen më të lartë të çmimeve e ka shënuar grupi i ushqimeve. Rritja vlerësohet të jetë me 4,7 %.

Pas sa renditet "komunikimi" me 2.9%, i cili ndiqet nga “transporti” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % përkatësisht.

Ndërsa rritjen më të vogël e kanë shënuar grupet si  “argëtim dhe kulturë”, “pije alkoolike dhe duhan”, “veshje dhe këpucë” dhe “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “shëndeti”, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “shërbimi arsimor”.

Në shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja që kanë pësuar produktet e shportës.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit