Flash News

E-TJERA

Rrjedhja e pagave, gazetarja: Kërkojnë gjilpërën në kashtë, e dyshuara s'mund të jetë fajtore

Rrjedhja e pagave, gazetarja: Kërkojnë gjilpërën në

Gazetarja Anila Hoxha tha se grupi hetimor po kërkon 'gjilpërën në kashtë' lidhur me skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve.

E fuar në studion e 'Open' në Top Channel, Hoxha tha se prokuroria do të marrë në pyetje zyrtarë nga të tre institucionet Tatimet, AKSHI-ja dhe Inspektorati i Sigurimeve Shoqërore. Ndër të tjera, gazetarja tha se sipas informacioneve, është përjashtuar mundëia që e dyshuara aktuale me iniciale M. S, të jetë përgjegjëse për skandalin.

“Prokuroria thotë se ka nisur të pyesë zyrtarë, ndërsa ditën e nesërme do të vijojmë me marrjen në pyetje të zyrtarëve nga tre institucionet,  Drejtoria e Tatimeve , AKSHI dhe Inspektorati i Sigurimeve Shoqërore. U përjashtua se mund të jetë e dyshuara kryesore emri i zonjës me iniciale M.S..që u fol, por kam përshtypjen që janë duke kërkuar gjilpërën në kashtë, referuar një çështje mjaft të bujshme që nuk ka ende një zgjidhje, e njohur ndryshe ajo e patronazhistëve. Nuk pati një finale, SPAK kërkoi informacion nga kompania e ëetransfer se nga kishin dalë të dhënat, por nuk rezultoi që të ishte në bazë të të dhënave shtetërore, nuk pati një finale”, tha Hoxha.

Të fundit