Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrjedhja e të dhënave, ekspertët për VOA: Dështim i sistemit, spiunazhi nuk zgjidh halle
Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar.
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.
Studiues të pavarur e cilësuan publikimin e informacioneve financiare të gjithë punonjësve të Shqipërisë si një dëshmi e seriozitetit të pakët, me të cilën autoritetet trajtojnë këtë temë kaq të ndjeshme.
Hetimet e nisura sot nga prokuroria e kryeqytetit bazohen në akuzat për shpërdorim detyre, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe në sistemet kompjuterike nga persona ende të panjohur.
Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve.
Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar nga publikimi i të dhënave personale, por theksoi se hetimet dhe investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme, ndaj atyre që me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.
“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem” - theksoi zoti Rama.
Ndërkohë që zoti Rama komentonte skandalin e të mërkurës, kur u publikuan pagat dhe të dhëna personale për 637 mijë qytetarëve për muajin janar 2021, paralel me konferencën e tij u publikuan sërish pagat dhe të dhenat personale për 690 mijë qytetarëve për muajin prill të këtij viti.
Duket se të njëjtat burime sfiduan autoritetet me këtë publikim të ri, edhe pse u njoftua nisja e hetimeve për gjetjen e autorëve të kësaj shkelje ligjore të rëndë, duke nxjerrë në public pagat e mijëra punonjësve publik dhe privat.
Opozita fajësoi Partinë Socialiste dhe qeverinë e saj si “shpërdorues të këtyre të dhënave për qëllime elektorale”, siç bëri edhe “në fillim të vitit me patronazhistët” gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
“Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale, në kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral i sistemit të Sigurimit të Shtetit, atë të patronazhistëve” - tha zoti Basha.
Në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim po studiojnë me detaje skandalin e publikimi të dhënave personale.
Hulumtuesi Gjergj Vurmo thotë se përsëritja e këtij skandali ishte e pritshme, duke parë qasjen jo fort serioze e autoriteteve shtetërore ndaj temës së ndjeshme të publikimit të dhënave personale. Kur kjo ndodhi herën e parë gjatë zgjedhjeve të prillit me listat me 900 mijë banorë të kryeqytetit, të përgatitur nga patronazhistët e Partisë Socialiste, kujtoi ai, hetimet dhe reagimet nuk ishin të mjaftueshme për ta frenuar.
Tani të dhënat financiare dhe personale të shtetasve kopjohen dhe përpunohen e kjo tregon se dëmi ka shkuar shumë larg, ndërsa qëllimet janë dukshëm politike dhe elektorale, thotë zoti Vurmo.
“Të spiunosh nuk është mënyra e duhur për të kuptuar hallet e njerëzve. Të kopjosh të dhënat personale dhe t’i përpunosh më tej ato, për të parë se kush çfarë llogarish bankare ka, çfarë njerëzish në punë ka, sa njerëz ka nën menaxhimin e tij, sa prona ka, etj. Etj., nuk është rruga e duhur. Ne, e gjithë jeta jonë, në një ekonomi të legalizuar, është në duart e shtetit, por është e palejueshme që të keqpërdoren, të ripërpunohen për qëllime elektorale, apo më keq Akoma për qëllime kriminale” - thotë zoti Vurmo.
Ekspertët pohojnë se me kaq shumë të dhëna të publikuara, asgjë nuk i ndalon më grupet kriminale dhe kriminelët t’i keqpërdorin ato dhe të dëmtojnë qytetarët.
Drejtuesi i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se publikimi dy herë rresht brenda dy ditëve i tabelave tregon urgjencën që ka çështja për t’u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me profesionalizmin më të madh. Dalja në publik e të dhënave private shënon një dështim të vet sistemit për t’i mbrojtur ato, thotë ai.
“Qëllimet dhe format e përdorimit apo keqpërdorimit të të dhënave janë të shumëfishta, ndaj kjo është një çështje shumë serioze. Ngjarja tregon dobësinë e integritetit të sistemit, i cili ende lejon të ndodhin këto rrjedhje që nuk duhet të ndodhin. Kur thuhet se ka standarte të caktuara; këto standarte kanë një seri elemntesh që rreshtojnë: Një sistem i certifikuar dhe i standartizuar nënkupton që nuk lejon, që i ka marrë të gjitha masat që të mos ketë rrjedhje të tilla informacioni” - thotë zoti Dyrmishi.
Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve qarkulluan lirisht dje përmes aplikacionit ëhatsapp dhe po ashtu sot doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, ndërsa qeveria deklaroi se nuk ka ndodhur eksport dixhital i bazës së të dhënave.
Materiali përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë dhe pozicionin e punës./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38