Flash News

E-TJERA

Rrjedhja e të dhënave, ish-drejtuesja e lartë e Tatimeve: Qeveria të shtrëngojë sistemin e mbikëqyrjes

Rrjedhja e të dhënave, ish-drejtuesja e lartë e Tatimeve: Qeveria

Ish-zëvendës drejtorja e Tatimeve, Elisabeta Katiaj, u shpreh rrjedhja e pagave dhe të dhënave të qytetarëve, shkon kundër aksesit që drejtuesit e lartë të tatimeve mund të kenë.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Katiaj tha se në kohën kur ka qenë drejtues pranë Tatimeve, nuk ka pasur mundësi dhe akses të gjenerojë të dhëna, teksa theksoi se mundësinë për krimin e raporteve të tilla e ka vetëm sektori i IT.

“Secili biznes deklaron të dhënat e veta sipas NIPT-it të vet, ndërkohë IT e ka aksesin e të gjithë të dhënave të përmbledhur për të gjitha subjektet. Ajo që ju shikoni nga ky sistem është një listë e ardhur në bazë të të dhënave të raportit. Duhet të shtrëngohet akoma më shumë sistemi i mbikëqyrjes nga institucioni që zotëron sistemin dhe mirëmbajtësit të tij”, shtoi ish-zëvendës drejtorja.

Ndër të tjera, ish-drejtuesja e lartë udhëzoi që të gjitha institucionet të nxjerrin në baza periodike ë dhënat për pagat dhe sektorët, por në formë statistikore duke shmangur çdo rrezik të mundshëm që mund të çojë në publikimin e tyre.

Të fundit