Flash News

E-TJERA

Rrjedhja e të dhënave, konfindustria kërkon ndërprerjen e fiskalizimit: Cenon formalizimin e ekonomisë

Rrjedhja e të dhënave, konfindustria kërkon ndërprerjen e

Konfindustria ka reaguar për skandalin e publikimit të të dhënave, pagave dhe targave të qytetarëve.

Në një reagim, konfindustria tregon se rrjedhja e të dhënave mund të shkaktojë goditje për formalizimin e ekonomisë, duke kërkuar ndërprerjen e procesit të fiskalizimit dhe lejimin për të rikthyer në gjendje fillestare subjektet e përfshira.

Sipas konfindustrisë, rrjedhja e të dhënave cenon besueshmërinë shtetit shqiptar në tregjet financiare dhe investimet e huaja, si edhe rrit rrezikun për kërkesa për dëmshpërblim nga ana e qytetarëve të prekur prej skandalit.

Reagimi i konfindutrisë:

Konfindustria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Së pari, është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjensitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktivitetit tregëtar. Konfindustria do të kërkojë ndëprerjen për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizimit dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira.

Së dyti, rrjedhja e të dhënave personale dhe biznesore cënon rëndë besueshmërinë e shtetit shqiptar sidomos në rastet e tregjeve financiare dhe investimeve të huaja, që edhe kështu janë në rënie dhe më të ultat në rajon.

Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon potencialisht të penalizohet në vlera të mëdha financiare nga kërkesat për dëmshpërblim nga qytetarët dhe bizneset për pasojat negative, që rrjedhja e të dhënave mund të prodhojë në aktivitetin tregtar dhe pasurinë personale.

Të fundit