Flash News

E-TJERA

Rrjedhja e të dhënave, Malaj: Rama mos justifikohet, qeveria të bëjë transparencë me pagat

Rrjedhja e të dhënave, Malaj: Rama mos justifikohet, qeveria të

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar skandalin me rrjedhjen e pagave të qytetarëve, përfshirë këtu edhe të dhëna të tjera si: numri i ID-së apo së fundmi edhe numri i telefonit për afro 900 mijë qytetarë.

I ftuar në Neës 24, Malaj kritikoi kryeministrin Edi Rama se në një situatë të tillë, qeveria nuk mund të justifikohet, por të kërkojë ekspertizë dhe hetime të thella mbi rrjedhjen e të dhënave. Ndër të tjera, ish-ministri u shpreh se Lufta e Tretë Botërore, parashikohet të jetë pikërisht lufta kibernetike.   

“Si për patronazhistët dhe për këtë rrjedhje besoj se kryeministri nuk mund ta justifikojë gjendjen. Tani kudo shihet se është rritur pakënaqësia ndaj qeverive. Sot ka ekspertët të jashtëzakonshëm në teknologji që në shumë vende të botës përdorin të dhënë që tregojnë pjesë shqetësuese. Impakti më negativ është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti. Janë paguar miliona nga BE. Theksoj se Lufta e tretë botërore do të jetë luftë kibernetike, ne jemi avantazh që jemi anëtar i NATO-s dhe ka ekspertët më të mirë. Në këtë aspekt  unë mendoj që dalja e të dyja të dhënave po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë. Unë e kam mbështetur konceptin e qeverisjes elektronike. Por qeveria është paralajmëruar që ka edhe risk”, tha Malaj.

Ndër të tjera, Malaj kërkoi nga qeveria të bëjë transparencë me nivelin e pagave, duke theksuar se Shqipëria është "një vend i goditur nga babëzia".

“Qeveria të bëjë transparencë për nivelin e pagave. Pavarësisht nga debati që do bëjnë partitë politikë, unë them që përgjegjësia e parë të jetë në nivel administrativ. Ku Nuk duhet të varet nga humori i ministrit apo as nga presioni. Edhe tërmeti që inauguroi sot kryeministri ka projekte të mëdha edhe pa garë. Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia”, u shpreh Malaj.

Të fundit