Flash News

E-TJERA

Rrjedhja e të dhënave, Patozi: Kanë qarkulluar 3-4 herë brenda 5 muajve, kemi shtet prej letre

Rrjedhja e të dhënave, Patozi: Kanë qarkulluar 3-4 herë

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar në studion e 'Opinion', të dhënat e publikuara sot për herë të dytë, të pagave të qytetarëve.

Patozi vlerëson më së shumti shqetësuese qetësinë e qeverisë për të kaluar situatën. Patozi fajëson qeverinë për nivelin e ulët të sigurisë që iu garanton qytetarëve dhe mbi të gjitha nënvizon se në një kuadër prej 5 muajve, të dhënat e qytetarëve janë publikuar 3-4 herë.

"Ne lemë çelësat dhe ai na vjedh shtëpinë. Ne duhet të diskutojmë për shtetin që kemi krijuar që është prej letre. Kjo qeveri duhet ta paguajë se kësaj i ka ngelur në dorë dhe duhet ta paguajë faturën. Mënyra si deshi ta kapërcejë dje tregoi se nuk ishte as e përgjigjshme. Sepse dje nuk kishte as reagim të kryeministrit. Fakti që e mori seriozisht do të thotë se kishte reaguar gjatë natës së kjo është një gjë e rëndë. Përgjegjësi mund të jetë edhe njëfarë ordiner. Mund të jetë një njeri konkret. Mua më shqetëson lehtësia me të cilën të dhënat qarkullojnë të paktën 3-4 herë brenda 5 muajve", tha Patozi.

Të fundit