Flash News

E-TJERA

Rrjedhje gazi në shkollë/ Prokuroria nis hetimet, procedohen dy persona

Rrjedhje gazi në shkollë/ Prokuroria nis hetimet, procedohen dy
Foto Ilustruese

Një ditë pasi u shënua incidenti në një shkollë të Tiranës, ku pati rrjedhje gazi e për pasojë patën probleme shëndetësore gjashtë nxënëse, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sipas njoftimit të policisë, B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë.

Dy shtetasit kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme, ku nxënësit u evakuan menjëherë, ndërsa 6 prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Të fundit