Flash News

E-TJERA

Muxhahedinët i dërgojnë e-mail deputetëve të Kuvendit, çfarë kërkojnë

Muxhahedinët i dërgojnë e-mail deputetëve të Kuvendit,

Përfaqësuesit e muxhahedinëve në Shqipëri i kanë dërguar një e-mail deputetëve të Kuvendit.

Në e-mailin-in e zbardhur nga Euronews Albania, thuhet se disa përfaqësues të regjimit iranian të prezantuar si ish-anëtarë të MEK, po bëjnë fushatë kundër institucionit.

“Këta individë që janë prezantuar si ish-anëtarë të MEK-ut, në fakt janë rekrutuar nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Ambasada e regjimit iranian në Shqipëri vitet e fundit. Ato po përdoren për fushatë spiunazhi dhe demonizimi kundër MEK”, thuhet në e-mail.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e muxhahedinëve shkruajnë se emrat e këtye personave janë publikuar nga zyrtarë të sigurisë së MEK, dhe iu janë dorëzuar autoriteteve përkatëse në Shqipëri.

“Zyrtarët e sigurisë dhe antiterrorizmit të MEK kanë publikuar emrat e këtyre personave në të kaluarën dhe ua kanë dhënë edhe autoriteteve përkatëse në Shqipëri. Prandaj, zyrtarët janë të vetëdijshëm për natyrën e tyre.  Është shumë e qartë se ky është një aksion i organizuar i drejtuar nga MOIS nga Teherani. Kjo masë tregon edhe planet e reja të MOIS në Shqipëri”, thuhet në të.

Muxhahedinët kanë kërkuar nga deputetët një raport lidhur me fushatën e regjimit iranian për ta paraqitur në Komisionin e Sigurisë në Parlament, për të ndaluar agjentët iranianë.

“Meqenëse i dini mirë qëllimet e regjimit iranian, unë do t’ju sugjeroja nëse mund të paraqisni dhe regjistroni një raport në lidhje me fushatën aktuale të regjimit iranian në protokoll dhe në komisionin e sigurisë së parlamentit, në mënyrë që të ndiqni të nevojshme vendimet për ndalimin e agjentëve të regjimit iranian përmes departamenteve përkatëse të sigurisë”, thuhet në emial.

Të fundit