Flash News

E-TJERA

Rrjeti “Safe Journalists” dënon sulemt ndaj mediave në Shqipëri: Presim transparencë të plotë të hetimit!

Rrjeti “Safe Journalists” dënon sulemt ndaj mediave në

Rrjeti “Safe Journalists”, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, është shprehur i shqetësuar për sulme ndaj mediave në Shqipëri.

“Safe Journalists” u bën thirrje autoriteteve kompetente që të nisin hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha sulmet që ndodhën në ditët e mëparshme.

“Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush qëndron pas këtyre sulmeve dhe ndoshta të hiqet dyshimi që media po i drejtohet aktualisht kryebashkiakut Erion Veliaj. Presim transparencë të plotë të hetimit dhe ndjekje në lidhje me masat konkrete që do të merren.” – thekson “Safe Journalists”.

Rrjeti Safe Journalists do të informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnje Hercegovinës.

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

 

Të fundit