Flash News

E-TJERA

Rrokadë në Policinë e Shtetit, firmosen emërime të reja në Tiranë dhe rrethe

Rrokadë në Policinë e Shtetit, firmosen emërime të reja

Janë kryer një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm Skënder Hita, duke prekur disa prej drejtorive vendore dhe posteve kyçe në nivel qendror.

Sipas vendimeve të fundit, Besmir Dervishi është larguar nga detyra e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës. Në vend të tij është komanduar Oliger Torba, i cili më parë mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë në Fier.

Ndryshime janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë bërë lëvizje në rangun e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Në nivel qendror, Alban Dautaj është emëruar drejtor i Operacionales në Policinë e Shtetit. Më herët, ai mbante detyrën e drejtorit të Antiterrorit. Ndërkohë, në krye të Antiterrorit është emëruar Edmond Sula.

Po ashtu, Ermal Kënaçi është larguar nga detyra e shefit të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe është transferuar në Kukës. Ndërsa Gentian Ndoj, i cili mbante detyrën e drejtorit për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, është transferuar në Dibër.

Të fundit