Flash News

E-TJERA

Rruga drejt terminalit Lindor, kthehet në rrugën që "s’të çon në shtëpi"

Rruga drejt terminalit Lindor, kthehet në rrugën që

Terminali Lindor, i cili u premtua se do të lehtësonte trafikun mes qyteteve të Juglindjes dhe kryeqytetit ka mbetur thjesht një premtim.

Është ditë e premte, data është 24 nëntor, ndërkohë që me dhjetëra pasagjerë presin urbanin në stacionin pranë Toptanit.

Sapo vjen linja “Qendër-Sauk-Teg” , njëra prej dy linjave, të cilat kanë si destinacion Terminalin Lindor të Tiranës, shikohen njerëz që dynden të hipin.

Rruga drejt terminalit Lindor, kthehet në rrugën që

 Dhe pa faj, sepse siç tregojnë për Politiko.al po bëjnë më shumë se 30 minuta që po prisnin urbanin.

Panorama e zakonshme shfaqet dhe në këtë linjë, ashtu sikurse dhe në çdo stacion apo urban tjetër në kryeqytet.

Pas vonesës, urbani merr gjysmat e pasagjerëve, kondicioneri është një ‘luks” i pamundur, ajri bëhet i rëndë dhe ndalesat e shpeshta shoqërohen dhe me frikën e mosarritjes në kohë për të marrë autobusin drejt qyteteve lindore.

Rruga drejt terminalit Lindor, kthehet në rrugën që

Dhe pas stresit, nervozizmit, trafikut që çdo ditë dhe më shumë po bëhet shqetësues për qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm, dhjetëra pasagjerë kanë humbur autobusin në terminal.

Të fundit