Flash News

E-TJERA

Rruga e Arbërit përfshihet nga ngricat dhe dëbora, policia apel drejtuesve të shmangin qarkullimin gjatë natës

Rruga e Arbërit përfshihet nga ngricat dhe dëbora, policia apel

Ulja e temperaturave gjatë pasdites së sotme ka shkaktuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor të Rrugës së Arbërit.

Situata më e rënduar është në segmentin Fushë Bulqizë-Plan i Bardhë, veçanërisht në zonën e njohur si Vajkal, ku përveç ngricave, era e fortë grumbullon sasi të mëdha dëbore në rrugë.

Kjo ka sjellë bllokime të herëpashershme dhe ka detyruar makinat të lëvizin vetëm në një sens.

Policia Rrugore, e cila është në terren për të monitoruar situatën, u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet gjatë orëve të natës, kur kushtet atmosferike mund të përkeqësohen edhe më tej.

Pavarësisht përpjekjeve për pastrimin e rrugës nga borëpastrueset, era e fortë vijon të grumbullojë dëborë, duke bërë që rruga të bllokohet në mënyrë të përsëritur.

Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit të pajisen me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit në këtë aks. Ndërkohë, ndërhyrjet për pastrimin dhe mbajtjen e rrugës të kalueshme vijojnë pa ndërprerje.

Të fundit