Flash News

E-TJERA

Rruga e Kombit pa pagesë për 24 orë, Tirana gati për protestën “Drejtësi për çlirimtarët”

Rruga e Kombit pa pagesë për 24 orë, Tirana gati për

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, nga ora 09:00 e 17 tetorit deri në orën 09:00 e 18 tetorit. Kjo vjen pasi nesër, 17 tetor, ora 17:00 sheshi Skënderbej, Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.

Rruga e Kombit pa pagesë për 24 orë, Tirana gati për

Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Të fundit