Flash News

E-TJERA

“Rruga e kthimit është e pamundur”, Silva Bino tregon frikën më të madhe kur u shtrua në spitalin Covid

“Rruga e kthimit është e pamundur”, Silva Bino tregon

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka treguar përvojën kur u infektua me covid-19 dhe për pasojë iu desh trajtimi i specializuar, duke u shtruar për disa ditë në spitalin covid.

Duke folur në Open’, ajo tha se nuk ishte në panik gjatë kësaj kohe, por nuk e fshehu se frika e saj më e madhe ishte intubimi.

“isha e qetë, por paniku më i madh që kisha ishte nëse futesha në intubim”, tha Bino.

Eni Vasili e pyet nëse ky panik lidhet me faktin se në bazë të shifrave kush hyn në intubim rruga e kthimit është e pamundur.

 “Është procedurë intensive që nuk është e lehtë dhe natyrisht kisha frikë, por nuk ishte nevoja fatmirësisht”, tha Bino.  

Ndërkohë, mjeku Krenar Lilaj tha se rastet e pacientëve në intubim është shumë e vështirë për ti trajtuar.  

“Kemi patur raste që me shumë përpjekje kanë dalë nga intubimi, ka qenë shumë e vështirë për të trajtuar pacientët me frymëmarrje të drejtuar. Situata ndërlikohet, jemi përpjekur për të luftuar që të shpëtojmë cdo jetë njeriu në frymëmarrje të drejtuar, fatkeqësisht nuk ja kemi dalë”, tha mjeku.

Të fundit