Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
“Provokoi”, Vasili: Nikolla fajtore për shkatërrimin e kuvendit
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në facebok, ka reaguar në lidhje me tensionet në Kuvend.
Vasili quan fajtore dhe provokuese per shkaterrimin e Kuvendit, kryetarin e Kuvendit Lindita Nikollën.
Postimi i plotë:
Lindita Nikolla fajtore dhe provokuese per shkaterrimin e Kuvendit!
Me veprimet e paligjshme te saj Lindita Nikolla po shkaterron de jure dhe de facto Kuvendin e Shqiperise.
Provokimi kulmoi me pengimin e dhunshem te deputeteve te opozites per te marre pjese ne seance plenare megjithese per ta nuk kishte asnje mase ndeshkuese.
Prioriteti i vetem i Nikolles eshte permbushja e urdherave te Edi Rames dhe jo funksionimi Kushtetues i Kuvendit te Shqiperise.
Dhjetra ndeshkime ndaj deputeteve te opozites jane thjesht vazhdim i objektivit te Rames per asgjesimin e pluralizmit dhe opozitarizmit ne Shqiperi.
Perdorimi kriminal i Gardes nga Lindita Nikolla fakton boterisht se ajo eshte deligjitimuar totalisht si Kryetare Kuvendi, por perfaqson thjesht nje sekretare te rendomte e te perulur te Edi Rames.