Flash News

E-TJERA

Rruga e Rinasit me një sens drejtimi, banorët në protestë: Do bllokojmë aeroportin

Rruga e Rinasit me një sens drejtimi, banorët në protestë:

Qeveria vendosi të devijojë trafikun në rrugën e Rinasit duke e bërë atë me një sens drejtimi.

Konkretisht lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit është kthyer me një sens lëvizje me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Vendimi ka bërë banorët e zonës përreth të ngrihen në protestë, duke kundërshtuar lëvizjen e mjeteve me një sens.

Banorët i kanë bërë thirrje qeverisë ta anulojë vendimin, pasi i ka detyruar të ndryshojnë aktivitetet e tyre, duke u shprehur se tanimë iu duhet rreth një orë për të çuar fëmijët në shkollë. Banorët madje kanë paralajmëruar se do të bllokojnë aeroportin në rast se vendimi nuk tërhiqet.

“Kemi mësuar se rruga e Rinasit do bëhet me një sens,  dje e kanë bërë me një sens, pa marrë parasysh familjet në Rinas, na kanë penguar për të çuar fëmijët në shkollë, duhet të bëjmë dy orë rrugë për ti çuar dhe për të marr, nuk shkojmë dot në tokat tona, një orë rreth e  rreth për të bërë një vaksinë gjyshes. Këtu kemi rrugën e varrezave, për të çuar një të vdekur në varreza duhet ta bëjmë tre orë rrugën. Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, ka thënë një banor.

Të fundit