Flash News

E-TJERA

Rruga në New York merr emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Rruga në New York merr emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Një rrugë në New York në SHBA ka marrë emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Komuniteti shqiptaro amerikan është organizuar nje ceremoni me muzikë dhe flamuj shqiptar për të inauguruar rrugën e re në New York. Ceremonisë i është bashkuar edhe edhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Pjesë e inaugurimit ishin edhe kongresmeni demokrat Adriano Espaillat, i cili falënderoi për kontributin e tij ish-këshilltarin e Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Twitter, Adams tha se ishte nder të merrte pjesë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kjo është rruga e tretë që merr emrin e personaliteteve shqiptare, pasi më herët është emërtuar rruga “Nënë Tereza” dhe “Fan Noli”.

Të fundit