Flash News

E-TJERA

"Rruga për marrëdhënien SHBA-Shqipëri", Yuri Kim: Zgjedhjet jo të përsosura, Rama e Basha të kontrollojnë edhe njëherë listat

"Rruga për marrëdhënien SHBA-Shqipëri", Yuri Kim:
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një editorial, ku është fokusuar te marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe te situata aktuale në vendin tonë. Ajo thotë muaji gusht i këtij viti nuk është si të tjerët, duke bërë thirrje që të shërbejë si reflektim.

Kim thotë se zgjedhjet nuk ishin të përsosura, ndërsa shpreh gatishmërinë që të punojë bashkë me qeverinë dhe opozitën për të zgjidhur problematikat që u evidentuan. Ajo e cilëson me rëndësi kritike, rikthimin e opozitës në parlament.

"Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta", shkruan Kim.

Kjo e fundit është ndalur sërish te emrat e deputetëve, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të kontrollojë dhe një herë listat. Ajo vë theksin që palët duhet të ngrihen mbi interesat partiake.

"Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë", shkruan më tej Kim.

Kryediplomatja është ndalur edhe te korrupsioni, ndërsa nënvizon se SHBA-të duan një partner dhe jo një problem.

"Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata, dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem", shton Kim.

Linku për editorialin e plotë të Yuri Kim

Të fundit