Flash News

E-TJERA

Rrugë e shkatërruar dhe rrezik për jetën, banorët e Luzit në Fushë-Krujë sërish në protestë

Rrugë e shkatërruar dhe rrezik për jetën, banorët e

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sërish sot në protestë.

Ata kanë kërkuar ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre, e cila prej vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar.

Sipas tyre, rruga jo vetëm që është e shkatërruar, por shkakton ndotje të vazhdueshme dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve, për shkak të qarkullimit të shpeshtë të kamionëve të tonazhit të rëndë.

Protesta e sotshme vjen vetëm një ditë pasi Policia e Krujës procedoi penalisht disa prej protestuesve, me arsyetimin e organizimit të tubimit pa leje.

Megjithatë, ky veprim nuk i ka zmbrapsur banorët, të cilët shprehen të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesa e tyre.

Ata theksojnë se do të vijojnë protestat deri në realizimin e ndërtimit të rrugës, duke e konsideruar atë një nevojë jetike për komunitetin dhe një të drejtë të mohuar prej kohësh.

 

Të fundit