Flash News

E-TJERA

Rrugët në kolaps, çarje edhe në aksin që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

Rrugët në kolaps, çarje edhe në aksin që lidh Lumin e

Saga e degradimit të rrugëve në Shqipëri duket se nuk ka të ndalur. Një tjetër aks i rëndësishëm, që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, ka pësuar çarje të reja, duke krijuar rrezik për qytetarët që duhet të qarkullojnë në këtë segment.

Sipas raportimeve, rruga është ndarë mes për mes në një pjesë të saj, duke bërë të domosdoshëm kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe banorët që kalojnë aty.

Problemet me infrastrukturën rrugore në vend kanë nisur që vitin e kaluar, me dëmtime dhe shembje të pjesëve të aksit kryesor, ndërkohë që qytetarët ankohen se askush nga qeveria nuk ka marrë përgjegjësi për paralizimin e pjesëve të aksit dhe për rrezikun e vazhdueshëm.

Problemet me infrastrukturën rrugore nuk kufizohen vetëm tek ky aks. Aksi Librazhd–Prrenjas u bllokua një ditë më parë pas shembjeve të rrugës, ndërkohë që rruga alternative Maliq-Moglicë, e cila duhet të shërbejë për kalim të automjeteve, është gjithashtu e dëmtuar dhe e vështirësojnë qarkullimin.

 

Të fundit