Flash News

E-TJERA

Rrugorja bën bilancin: Mbi 9 mijë gjoba në një javë në Tiranë

Rrugorja bën bilancin: Mbi 9 mijë gjoba në një javë

Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas ka arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor.

Masat administrative konsistojnë për xhamat e zinj, tejkalim shpejtësie, parakalim të gabuar, përdorim i celularit, apo mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë bllokuar edhe 8 automjete për detyrime të pashlyera apo mungesë dokumentacioni .

-Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre:

– Xhama të zinj: 154 masa

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.

Të fundit