Flash News

E-TJERA

Rrumbullaku e shkarkoi nga Policia e Shtetit, Benet Beci i ul përballë ish-vartësin

Rrumbullaku e shkarkoi nga Policia e Shtetit, Benet Beci i ul përballë

Pjerin Lazri, isht-shef i Komisariatit Pukë, është shkarkuar nga detyra në muajin nëntor të vitit 2022 dhe është përjashtuar gjithashtu nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi u shfaq në një video të transmetuar në emision televiziv (Stop) duke rrahur një qytetar.

Por çudirat në radhët e Rilindjes nuk kanë fund. Ditën e sotme, 14 korrik 2023, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vizituar Bashkinë e Shkodrës dhe është pritur nga kryetari i ri, Benet Beci.

Njoftimin e bën të ditur bashkia në faqen zyrtare në Facebook. Rrumbullaku ka gjetur në zyrën e Benet Becit edhe Pjerin Lazrin, ish-vartësin e tij që e ka shkarkuar dhe përjashtuar nga Policia e Shtetit në nëntor të vitit të shkuar.

Rrumbullaku e shkarkoi nga Policia e Shtetit, Benet Beci i ul përballë

I shkarkuar për kanosje dhe dhunë ndaj qytetarëve, Lazri rikthehet në punë për t'u shërbyer qytetarëve. Benet Beci duhet të ketë marrë 'shërbime' të mëdha derisa e ka graduar me post në bashki ish-shefin e Komisariatit Pukë.

Edhe pse në postimin e bashkisë Lazri nuk përmendet fare me emër dhe në çfarë cilësie gjendet aty, kuptohet që Benet Beci e ka atë një bashkëpunëtor të afërt, me ç’duket nga tema e bisedës, funksionar i Policisë Bashkiake.

Tema e bisedës mes Drejtorit të Policisë dhe Becit ka qenë si më poshtë:

“Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pati një takim në Bashki me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë Vendore Shkodër, Drejtues i Parë Ervin Hodo. Në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes strukturave të Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe qetësisë publike si dhe të efikasitetit të punës së strukturave vendore. Miratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për aksesin e Policisë Bashkiake në sistemin e gjobave, mbështetja e Policisë së Qarkullimit Rrugor në drejtim të lehtësimit të qarkullimit veçanërisht gjatë sezonit veror, ishin disa nga çështjet e trajtuara në këtë takim.”,- shkruhet në postimin e bashkisë.

Rrumbullaku e shkarkoi nga Policia e Shtetit, Benet Beci i ul përballë

Pra, ky takim tregon se si funksionon pushteti i Rilindjes. Si një bandë e cila me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret.

Shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda, ndërkohë futet mu në zemër të një zyre tjetër të pushtetit të Rilindjes, Bashkinë Shkodër.

Prania e Lazrit në zyrën e Benet Becit tregon qartë edhe se si është arritur fitorja e bashkisë së Shkodrës nga socialistë dhe se si do jetë qeverisja e Shkodrës nga socialistët./SyriTV



 

Të fundit