Flash News

E-TJERA

Rrumbullaku firmos ndryshime në policinë e Tiranës

Rrumbullaku firmos ndryshime në policinë e Tiranës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur dy emërime të reja në policinë e Tiranës.

Shefi i komisariatit nr.4 Petrit Halo është emëruar shef i komisariatit nr.1 duke zëvendësuar Bujar Mehmetin, i pezulluar për 30 ditë nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje.

Po ashtu, në komisariatin nr.4 është emëruar shef Luan Hysenji.

Dy emërimet në policinë e Tiranës janë të parat që Muhamet Rrumbullaku firmos pas marrjes së postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Të fundit