Flash News

E-TJERA

Ruçi u largua nga politika, Patozi: Të dish të ikësh është meritë

Ruçi u largua nga politika, Patozi: Të dish të ikësh

Ka ardhur reagimi i parë pas largimit të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi nga politika. Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka shprehur vlerësim për veprimin e sotëm të Ruçit.

"Të dish të ikësh është meritë", shkruan Patozi në rrjetet sociale. Ai thekson se pavarësisht se Ruçin e ka patur kundërshtar në politikë, ky fakt nuk e pengon aspak që të shprehë respekt për vendimin e tij.

"E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.

Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit", shkruan Patozi.

Ky i fundit krijoi partinë Bindja Demokratike, por pas rezultatit humbës në zgjedhjet e 25 prillit, ai u largua nga drejtimi i partisë.

Të fundit