Flash News

E-TJERA

Rudina Hajdari konfirmon divorcin me bashkëshortin: Kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie

Rudina Hajdari konfirmon divorcin me bashkëshortin: Kam patur

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari prej kohësh është përfolur në media se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj, me të cilin ka edhe një vajzë 7 vjeçe, Sihana.

Së fundmi Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në një intervistë në D-Night  dhe teksa është pyetur për lajmet që kanë qarkulluar në media, ajo nuk ka nguruar ta konfirmojë ndarjen .

Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe për familjet tona, gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm.

Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, rrëfeu ajo.

 

Të fundit