Flash News

E-TJERA

Rudina Hajdari në "Politiko": PD për të ardhur keq, Berisha dhe Basha nuk e kthejnë dot në pushtet

Rudina Hajdari në "Politiko": PD për të ardhur keq,

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike. Ajo ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se e përjashtoi Sali Berishën për të mos kthyer PD në një bunker.

Hajdari tha për “Politiko” në Top News se në PD ka patur zhvillime jo të mira, duke shtuar se Basha dhe Berisha nuk janë të duhurit për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet.

Sipas saj, ata po luftojnë për interesat e tyre brenda partisë. Hajdari theksoi se në krye të PD duhet të zgjidhet dikush që të afrojë jo vetëm anëtarësinë, por dhe elektoratin gri e të rinjtë.

“Ajo që thuhet në deklaratë është që ai e ka kthyer partinë në bunker por thjesht nuk do që ta kthejë në bunker antiamerikan.
Kjo është për të ardhur keq dhe PD ka patur zhvillime jo të mira. Dhe sjellja e dy individëve që nuk shikoj as njërën palë as tjetrën si pretendentët më të mirë për ta sjellë PD në pushtet, ato po luftojnë për pushtetin e tyre brenda partisë.

Disfata e PD është fatkeqësi për të gjithë Shqipërinë. Duhet të përzgjidhet dikush që i ka mundësitë që të përthithë edhe ata njerëz që nuk janë vetëm anëtarësi në PD, por duhet të përthithë edhe rininë, elektoratin gri etj. Është në dorën e PD për të rizgjuar vizionin e fitores”, tha ajo.

E pyetur nëse Berisha e zëvendëson dot Bashën, Hajdari tha: Është e vështirë sidomos kur dikush si Berisha ka qenë për kohë të gjatë aty dhe e ka dhënë çfarë kishte për të dhënë. Duhet të rikthehemi tek vlerat që PD i ka humbur me kohë.

 

Të fundit