Flash News

E-TJERA

Rudina Hajdari: Nuk ka figurë më të fortë se Sali Berisha për t’i dalë përballë Ramës

Rudina Hajdari: Nuk ka figurë më të fortë se Sali Berisha

Rudina Hajdari ka deklaruar se në Partinë Demokratike mungon ende një figurë që mund të sfidojë seriozisht Edi Ramën.

E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ajo u shpreh se pavarësisht zhvillimeve të brendshme, Berisha mbetet kandidatura më e fortë brenda PD-së përballë kryeministrit.

“U gjykua që zoti Berisha ishte e vetmja kandidaturë që të ishte përballë zotit Rama, më i forti. Ndoshta, ky mund të jetë një realitet. Unë ende nuk shikoj një figurë të fortë brenda Partisë Demokratike që mund t'i bëjë ballë, se duhet të jetë atillë. Që të shkosh përballë tij nuk është e lehtë. Edhe të shkosh përballë Edi Ramës nuk është e lehtë. Ndaj, këta që janë sot, që po mundohem të lëvizin gurët, që është një gjë shumë normale, por mbas 11 majit, në momentin që nuk u morën këto parasysh, ideja ishte le të krijojmë një ekip të fortë që të bëjmë kontrastin midis qeverisë Rama dhe asaj që do vijë me një ekip të ri, sepse Partia Demokratike i ka të gjitha resurset, i ka të gjithë njerëzit e duhur për ta bërë këtë gjë”, deklaroi Hajdari.

Të fundit