Flash News

E-TJERA

Rudina Hajdari tregon përvojën me Covid-19: Pata probleme me frymëmarrjen, përfundova në spital

Rudina Hajdari tregon përvojën me Covid-19: Pata probleme me

Deputetja Rudina Hajdari pas disa ditësh e izoluar në shtëpi, dje njoftoi se është shëruar plotësisht pas infektimit nga covid-19.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Hajdari thotë se ditët e para kanë qenë të vështira, pasi pati probleme me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje trupit. Madje, ajo fillimisht mori edhe trajtim spitalor.

“Sinqerisht nuk e di dhe jam munduar këto kohë se ku mund të ketë ndodhur, por unë takohem nga mëngjesi në darkë me njerëz të ndryshëm, por mendoj se arsyeja që më kapi aq shpejt dhe në atë formë ishte se isha shumë e dobët dhe më kishte rënë imuniteti i trupit duke qenë se kisha udhëtuar dhe në Amerikë. Nuk mendoj se më ndodhi gjatë udhëtimit se dhe gjatë udhëtimit jam treguar shumë e kujdesshme.  

Ditët e para e kam patur të vështirë me thënë të drejtën, pata probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Më ndodhi që shkova dhe në spital, por që e mora veten shumë shpejt dhe me ndihmën e mjekëve arrita që të rikuperohem shpejt”, tha deputetja.

Të fundit