Flash News

E-TJERA

Rumania mposht Ukrainën dhe merr kryesimin e grupit

 Rumania mposht Ukrainën dhe merr kryesimin e grupit

Rumania ka mposhtur me rezultatin 3-0 Ukrainën në ndeshjen hapëse të grupit E për Kampionatin Evropian 2024.

Rumunët golin e epërsisë e realizuan në minutën e 29-të me anë të Nicolae Stanciu i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Dennis Man.

Me të filluar pjesa e dytë, Rumania gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Razvan Marin. 

Për të përmbyllur përfundimisht çështjen e fituesit u përkujdes Denis Dragus i cili në minutën e 53-të realizoi për 3-0 me Denis Mann që bëri asistimin e tij të dytë në këtë takim.

Rumania ndeshjen e ardhshme do ta luajë të shtunën ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina të premten do të përballet me Sllovakinë.

Të fundit