Flash News

E-TJERA

Rusia akuza SHBA-së për armët biologjike, ambasadori shqiptar në OKB debat me homologun rus

Rusia akuza SHBA-së për armët biologjike, ambasadori shqiptar

Moska mblodhi sot Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të parashtruar faktet që ka siguruar sipas të cilave SHBA-të janë inkriminuar në ndërtimin e laboratorëve për armë biologjike në Ukrainë, të cilat kundërshtohen rreptësisht nga konventat ndërkombëtare.

Ambasadori i Rusisë në OKB tregoi se kanë dokumentuar ekzistencën e një rrjeti prej 30 laboratorësh biologjikë, ku janë kryer eksperimente për forcimin e patogjenëve të ndryshëm.

“Kemi zbuluar fakte shokuese të një pastrimi urgjent që regjimi i Kievit u ka bërë gjurmëve të një programi ushtarak të nisur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Kemi dokumentuar ekzistencën e një rrjeti prej 30 laboratorësh biologjikë, ku janë kryer eksperimente për forcimin përmes biologjisë sintetike të cilësive patogjene të murtajës, antraksit, kolerës e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse”, u shpreh ambadori rus.

Teksa SHBA dhe Perëndimi hodhi poshtë akuzat, një nga kritikët më të fortë të Rusisë ishte ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha, i cili akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Këshillit nuk duhet t’i rrëfehen trillime apo histori shtangëse. Duhen prova të verifikuara në mënyrë të pavarur dhe të konfirmuara. Ky nuk është rasti. Ne duhet të jemi të shqetësuar për këtë dizinformim, për shtimin e akuzave për armë të shkatërrimit në masë, një mënyrë që Rusia e përdor për të përgatitur terrenin për përdorimin e armëve kimike e biologjie gjatë sulmit që po kryen në Ukrainë, por për të akuzuar të tjerët se po e bëjnë këtë”, tha Hoxha.

Të fundit