Flash News

E-TJERA

Rusia gati të presë afganët, ministri i jashtëm: Do të ofrojmë shërbimet e aviacionit civil për evakuuimet

Rusia gati të presë afganët, ministri i jashtëm: Do të
Foto Ilustruese

Rusia është e gatshme të marrë dhe të strehojë afganët që do të evakuohen nga Afganistani.

Në një postim të ambasadës ruse në Tiranë, shkruhet se ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Rusë, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia do të ofrojë shërbimet e aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo qytetari afgan, përfshirë këtu gra, fëmijë dhe burra.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”, shkruhet në njoftimin e ambasadës ruse.

Njoftimi i ambasadës ruse në Tiranë:

PËR MUNDËSIT E RUSISЁ PЁR EVAKUIMIN E QYTETARËVE AFGANË QË DËSHIROJNË TË LARGOHEN NGA VENDI I TYRE (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, mё 19 gusht 2021)

“Duke u nisur nga situata qё po vezhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një serё shtetesh perëndimor tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t'u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”.

Pёr sa i pёrket mundesisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare, deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse z. Sergei Lavrov.

 

Të fundit