Flash News

E-TJERA

Rusia i dha 500 mijë dollarë, Basha mohon sërish përfshirjen në lobim

Rusia i dha 500 mijë dollarë, Basha mohon sërish përfshirjen

Lulzim Basha e ka mohuar sërish financimin e Rusisë me 500 mijë dollarë ndaj tij. Në një reagim në Twitter, Basha i quan pretendime duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarit amerikan.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan Basha në Twtter.

Basha u mor i pandehur në vitin 2019 dhe asokohe tha po të njëjtën gjë duke rrëzuar kategorikisht zërat për përfshirjen e tij në lobimin rus. Çështja e pagesave të kryera nga PD-ja u hap në nëntor të vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Lulzim Basha asokohe e mohoi përfshirjen e tij në lobim duke deklaruar si përgjegjës komapninë 'Muzin'. 

Të fundit