Flash News

E-TJERA

Ryshfet nga cell center-at, Prokuroria përgënjeshtron nisjen e hetimeve ndaj shefit të Krimit Ekonomik

Ryshfet nga cell center-at, Prokuroria përgënjeshtron nisjen e

Prokuroria e Tiranës ka mohuar lajmet për hetimin e nisur ndaj Shefit të Sektorit të Krimit Ekonomik, Erion Ismaili. Në media u raportua se Ismaili ishte vënë nën hetimit pasi dyshohet se merrte 10 mijë euro ryshfet me qëllim lejimin e një call center-i të kryente aktivitet të jashtëligjshëm.

Prokuroria njofton se lajmi është i pavërtetë dhe se nuk ka filluar hetime ndaj Ismailit.  

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik”, njofton Prokuroria e Tiranës.

 

Të fundit