Flash News

E-TJERA

Sa është numri i të burgosurëve të prekur nga Covid-19? Përgjigjet drejtori i burgjeve

Sa është numri i të burgosurëve të prekur nga Covid-19?
Foto ilustruese

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka folur për situatën me Covid-19 në burgje. Ai bëri me dije se gjatë 7 muajve të fundit janë prekur nga koronavirusi 134 të burgosur, ndërsa aktualisht janë vetëm 6.

Gjithashtu shtoi se ka patur edhe një humbje jete. Një i burgosur në moshë të thyer dhe me sëmundje bashkëshoqëruese është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit në muajin gusht.

“Sistemi i Burgjeve ka një staf të zgjeruar që janë popullata e zakonshme dhe janë të ekspozuar për t’u infektuar e për pasojë transmetimi i këtij virusi është shumë i lartë, është arritur që të mbahet në gjendje stabël, kemi vetëm 6 të burgosur të prekur, ndërsa për periudhën 7 mujore të fundit janë 134 të burgosur në total, ato me sëmundje bashkëshoqëruese janë trajtuar në spitalin e Burgjeve.

Në muajin gusht ka pasur një humbje jete, një të burgosur në moshë të thyer me shumë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa situata tjetër ka shkuar në normalitet. Për 5 të burgosur që është agravuar situata janë përcjellë në spitalet COVID dhe janë negativizuar dhe po kryejnë dënimin në burgun ku është dënuar”, tha Ismaili për "Report Tv".

Të fundit