Flash News

E-TJERA

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e
Industria e aviacionit transporton miliarda pasagjerë çdo vit dhe konsiderohet një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë globale. Megjithatë, sipas një analize të publikuar nga McKinsey, fitimet reale të një kompanie ajrore për çdo fluturim janë shumë më të ulëta nga sa mendohet zakonisht.

Analiza merr si shembull një fluturim tipik me avion Boeing 787 në linjën Londër–Nju Jork, një nga korridoret më të rëndësishme transatlantike.

Nga shitja e biletave, të ardhurat kryesore vijnë nga tre klasat e udhëtimit. Në klasën ekonomike, me 192 vende dhe rreth 90% të tyre të shitura me një çmim mesatar prej 400 dollarësh, të ardhurat arrijnë në rreth 69 mijë dollarë.

Klasa premium economy me 35 vende dhe një çmim rreth 1000 dollarë për biletë gjeneron afërsisht 26 mijë dollarë.

Ndërsa klasa biznes, me 31 vende dhe çmime që mund të arrijnë rreth 3000 dollarë për biletë, sjell rreth 65 mijë dollarë të ardhura.

Në total, vetëm nga biletat, të ardhurat për një fluturim të tillë arrijnë rreth 160 mijë dollarë.

Por linjat ajrore fitojnë edhe nga burime të tjera.

Tarifat shtesë si bagazhet, zgjedhja e vendeve apo blerjet gjatë fluturimit mund të sjellin mbi 6 mijë dollarë të ardhura. Transporti i mallrave në hapësirën e avionit shton edhe rreth 7 mijë dollarë të tjera. Kështu, të ardhurat totale për një fluturim arrijnë rreth 174 mijë dollarë.

Në anën tjetër qëndrojnë kostot, të cilat janë shumë të larta.

Vetëm karburanti për një udhëtim të tillë mund të kushtojë mbi 50 mijë dollarë. Qiraja ose leasing i avionit arrin rreth 25 mijë dollarë, ndërsa tarifat aeroportuale rreth 35 mijë dollarë.

Kostot për mirëmbajtjen e avionit, ekuipazhin, pilotët, kontrollin e trafikut ajror, shërbimet në tokë dhe marketingun shtojnë dhjetëra mijëra dollarë të tjera.

Në total, kostot e një fluturimi të tillë arrijnë rreth 152 mijë dollarë.

LEXO ME SHUME: https://skyweb.al/2026/03/09/sa-fiton-realisht-nje-kompani-ajrore-nga-nje-fluturim-analiza-e-shifrave-i-jep-fund-spekulimeve/

Të fundit