Flash News

E-TJERA

Sa fuqi ka Berisha për t'i marrë deputetë Bashës? Çupi: Këlliçi dhe Vokshi kanë bërë një gabim

Sa fuqi ka Berisha për t'i marrë deputetë Bashës?

Analisti Frrok Çupika folur për përplasjet në Partinë Demokratike dhe "Foltoren" e ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha për "Breaking" se Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi bënë një gabim, duke shtuar se Berisha i donte në PD këta dy emra dhe jo në "Foltore".

Sa i përket pyetjes se sa fuqi ka Berisha për t'i marrë deputetë Bashës, Çupi tha se kjo çështje është komplekse, momentale dhe financiare. Gjithashtu shtoi se ish-kryeministri ka akoma mbështetës të tij në selinë blu.

"Të dy emrat që përmendët, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi kanë bërë një gabim të dyfishtë, kundër PD-së dhe kundër Berishës. Ai i kishte caktuar ata të rrinin aty. Atij i duheshin atje jo në Foltore. Është një kompleks gjërash momentale dhe financiare. Berisha sërish ka njerëz në Grupin Parlamentar", tha Çupi.

 

 

Të fundit