Flash News

E-TJERA

Sa i pavarur është nga politika? Ja si përgjigjet kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

Sa i pavarur është nga politika? Ja si përgjigjet kreu i

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se nuk ka asnjë hetim për Irena Gjokën nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Në përgjigje të pyetjes së deputetit të PL, Tedi Blushi, Metani u shpreh se ILD është duke pritur cdo të dhënë që del nga verifikimi për të zbatuar ligjin në lidhje me ndonjë shkelje.

“Për Irena Gjokën nuk ka nisur asnjë hetim nga ILD e kam bërë publik. Në kodonim me institucionet e tjera që kanë për detyrë verifikimin e fakteve që kanë lidhje me dekriminalizimin, ILD është duke pritur cdo të dhënë që del nga ky verifikim për të zbatuar ligjin në lidhje me ndonjë shkelje”, tha Metani.

I pyetur sesa i pavarur është ai politikisht, Metani tha: “Këtë e vërtetojnë deklaratat e mia dhe vendimmarrjet e mia. Nuk ka asnjë vendimmarrje timen që  kjo tavoline të thotë që kjo vendimmarrje ka qenë e nisur për shkak të influenca nga brenda apo jashtë politikës”.

Të fundit