Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trump, Elon Musk, është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet t’i fitojë AfD-ja, parti e cila nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës klasifikohet pjesërisht si ekstremiste e djathtë. Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, shkroi Musk në platformën e tij të internetit X.
Ai i ofroi udhëheqëses së AfD-së, Alice Weidel, edhe mundësinë për të zhvilluar një diskutim në platformën X. Në mediat sociale gjermane, AfD-ja konsiderohet si partia më aktive, sidomos në platformën kineze të mediave sociale TikTok. Videot me pozicionet e AfD-së shihen në TikTok nga qindra-mijëra vetë.
Sipas ekspertit për politikë dhe komunikim, Johannes Hillje, në vitin 2022 dhe 2023 çdo video e AfD-së është parë mesatarisht më shumë se 430,000 herë. Për krahasim: në vend të dytë renditen videot e grupit parlamentar konservator CDU/CSU – me një mesatare prej rreth 90,000 shikimesh.
A favorizojnë mediat sociale partitë e djathta?
Jo, thotë Andreas Jungherr, profesor i Shkencave Politike dhe Transformimit Digjital në Universitetin Otto-Friedrich në Bamberg. “AfD-ja ka shumë kohë që është aktive në mediat sociale.” Ajo ka mësuar se cila qasje funksionon atje.
Ky është një avantazh i qartë për sa i përket diapazonit të shikueshmërisë – por vetëm kjo nuk garanton suksesin zgjedhor, thotë Jungherr. Kjo duket qartë në fushatën e kandidates për president të SHBA-së, Kamala Harris, e cila pati sukses të madh në rrjetet sociale. Por siç e dimë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë atë në Shtëpinë e Bardhë.
Ç’ndikim kanë mediat sociale tek vlerat dhe bindjet?
Të ashtuquajturat “flluska të filtruara” lindin në hapësirën online, sepse rezultatet e kërkimit ose përmbajtja janë të personalizuara. Algoritmet e ofruesve të shërbimeve online përcaktojnë ato që na shfaqen në internet. Në mediat sociale një algoritëm u jep përparësi përmbajtjeve të personaliteteve të njohura ose përmbajtjeve që kanë pëlqyer ose komentuar shumë përdorues të tjerë. Nga ana tjetër algoritimi mund të mos shfaqë më fare përmbajtje të caktuara, nëse ato janë injoruar shpesh.
Kjo krijon një perspektivë të njëanshme: botëkuptimi që ka dikush forcohet, ndërsa mendimet apo qëdnrimet e të tjerëve injorohen. Mbi të gjitha përmbajtje të tilla përforcojnë vlerat dhe bindjet që dikush i ka ndërkohë.
Kjo është arsyeja pse mediat e të gjitha llojeve kanë vetëm një ndikim shumë të vogël në vendimet e votuesve, thotë Judith Möller, profesore për shkencat e komunikimit në Institutin e Leibniz për Kërkimin e Medias.
Ajo studion efektet e mediave sociale dhe thotë “Vendimi i votuesve lidhet me shumë shkaqe të ndryshme. Varet se ku dhe si je rritur, çfarë përvojash personale ke pasur – veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve – ose me kë tjetër flet për zgjedhjet dhe politikën.” Sipas Möller, të njëjtët faktorë ndikojnë edhe se cilat media përdorim dhe çfarë efekti kanë ato.
Lëvizjet politike dhe partitë e reja mund të bëhen shpejt të dukshme në mediat sociale. Por në thelb në rrjetet sociale ato arrijnë ndjekësit tyre – dhe ndoshta disa njerëz të pavendosur. “Njerëzit është e vështirë që t’i bindësh për diçka të re. Përmes mediave mund të bindësh vetëm ata që tashmë janë të bindur për diçka.”
Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes
Ballafaqimi me informacionet dhe lajmet e rreme do të bëhet edhe më problematik në të ardhmen. Lajmet e rreme ka të ngjarë të shtohen, nëse siç njoftoi Marc Zuckerberg, koncerni Meta do të heqë dorë nga kontrolli dhe verifikimi profesional i lajmeve në platformat Facebook ose Instagram dhe do t’i bllokojë gjithnjë e më rrallë përmbajtjet e diskutueshme.
Në këtë mes mund të vërejmë dy efekte, thotë prof. dr. Nicole Krämer, drejtuese e Departamentit të Psikologjisë Sociale, Medias dhe Komunikimit në Universitetin e Duisburg-Essen. Nga njëra anë sondazhet tregojnë se njerëzit nuk duan të bien pre e dezinformimit.
“Sa më e rëndësishme të jetë një çështje për jetën e dikujt, aq më i aftë është ai apo ajo në kërkimin e informacionit që u vjen vërtet në ndihmë, domethënë që është i besueshëm dhe i dyanshëm.”
Por nga ana tjetër, nëse informacioni i rremë përshtatet me diçka që tashmë i është ngulitur dikujt në tru, personi mund ta konsiderojë atë informacion si të mundshëm – “edhe nëse fillimisht mendon: s’ka mundësi të jetë kështu,” thotë Krämer.
Këtu vepron edhe një mekanizëm tjetër: “sa më shpesh dëgjon, lexon ose sheh një mesazh të rremë, aq më shumë ka gjasa që ai të mbetet në kujtesë.” Kjo do të thotë se informacioni i rremë ndonjëherë rrënjoset – pavarësisht nga fakti se njerëzit në të vërtetë duan ta shmangin atë.
Sasia e informacionit të rremë në mediat sociale gjithashtu mund të rritet, sepse aty ka gjithnjë e më pak opinione të ndryshme, thotë Judith Möller.
Arsyeja për këtë është një kulturë bisedimi dhe diskutimi gjithnjë e më toksike e karakterizuar nga fyerje ose gjuhë urrejtjeje. “Si rrjedhojë grupe të caktuara largohen nga diskutimet, dhe në to vazhdojnë të marrin pjesë vetëm ata që mund ta përballojnë këtë kulturë toksike bisedimi.”/DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38