Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë Covid-19, sipas Bankës Botërore

COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020.
Azia Jugore pritet të përmbajë 63% të të varfërve, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë.
Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.
Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PSPR2020) raportoi se COVID-19 ka të ngjarë të çojë në varfëri ekstreme nga 88 deri në 115 milionë njerëz (ata që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë) në të gjithë globin në vitin 2020.
Këto vlerësime u bazuan në parashikimet e rritjes nga Global Prospects (GEP) në qershor. Forumi Ekonomik Global ka analizuar domethënien e këtyre vlerësimeve kryesore duke përdorur parashikime të rritjes nga burime të tjera – si Parashikimi Makro i Varfërisë (MPO) nga Banka Botërore, në tetor 2020 dhe Parashikimi Ekonomik Botëror (WEO) nga FMN, në tetor 2020, si dhe supozime të ndryshme në lidhje me ndikimin e COVID-19 në pabarazinë sociale.
Për shkak të evoluimit të shpejtë të pandemisë, janë bërë rishikime të konsiderueshme në parashikimet e rritjes. Si rezultat, këto rishikime kanë ndryshuar vlerësimin mbi numrin e të varfërve të shkaktuar nga COVID-19. Vlerësimi i parë nga prilli i këtij viti parashikoi midis 40 dhe 60 milionë më shumë të varfër. Në qershor, Forumi e azhurnoi këtë shifër në 71 deri në 100 milionë, dhe muajin e kaluar, e përditësoi më tej duke arritur në 88 deri në 115 milionë.
Disa nga këto ndryshime, veçanërisht midis vlerësimeve në qershor dhe tetor, ishin për shkak të ndryshimit në të dhënat themelore të varfërisë, por shumica e tyre vijnë nga azhurnimet e parashikimeve të rritjes makro. Për shembull, duke krahasuar dy raundet WEO nga ky vit, numri i shtuar i të varfërve kalon dyfishin, nga 62 milionë në prill, në 131 milion në tetor.
Grafiku 1 krahason parashikimet e numrit të të varfërve të shkaktuar nga COVID-19 që kemi raportuar gjatë gjysmës së fundit të vitit, së bashku me dekompozimin rajonal. Parashikimet e rritjes rajonale, veçanërisht për Azinë Jugore, janë bërë më depresive për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në pjesën e fundit të verës.
Ndërsa parashikimi i WEO në prill tregon një numër total prej 62 milionë të varfërish globalisht në vitin 2020, parashikimet e tetorit tregojnë se do të ketë midis 78 milionë (duke përdorur parashikimin e MPO) dhe 82 milionë (duke përdorur parashikimin WEO) më shumë të varfër, vetëm në Azinë Jugore.

Rritja e numrit të të varfërve nuk është e kufizuar vetëm në nivelin 1.90 dollarë. Forumi gjithashtu ka zbuluar se numri i të varfërve të rinj që fitojnë më pak se 3.20 dollarë, ka kaluar dyfishin midis prillit dhe tetorit të këtij viti, nga 125 milionë në prill, në midis 242 dhe 257 milionë në tetor. Azia Jugore kontribuon me 63% të të varfërve të rinj që fitojnë deri në 1,90 $ dhe 71% të atyre që fitojnë deri në 3,20 $.
Vlerësimet e ndryshme që janë raportuar më lart nxjerrin në pah mjedisin e pasigurt në të cilin jetojmë aktualisht. Mund të ketë variacione të tjera në parashikimet e rritjes së numrit të të varfërve, nëse heqim një supozim të nënkuptuar në të gjitha vlerësimet e mësipërme: se të gjithë personat brenda një shteti po humbasin të ardhura ose konsum për shkak të COVID-19, me të njëjtin ritëm, duke nënkuptuar kështu se nuk ka asnjë ndryshim në pabarazi.
Në grafikun 2, parashikohet numri shtesë i të varfërve, bazuar në ritme të ndryshme të rritjes dhe me supozime të ndryshme se si COVID-19 ndikon në pabarazi. Parashikimet e rritjes që përdorim, rrjedhin nga modelet e ndryshme të rritjes që kanë qenë në dispozicion gjatë këtij viti nga GEP, MPO dhe WEO. Për ndryshimet e pabarazisë, ne rrisim/ulim indeksin Gini me 1% ose 2% në vitin 2020 për secilin vend.
Çdo qelizë e grafikut, paraqet një vlerësim që ndërthur një model të rritjes me një skenar që ndryshon pabarazinë. Ne parashikojmë që numri i të varfërve të rritet me rritjen e pabarazisë, duke mbajtur të fiksuar rritjen ekonomike (d.m.th. duke lëvizur nga e majta në të djathtë në të njëjtin rresht). Po kështu, ndërsa perspektiva e rritjes është përkeqësuar, lëvizja nga poshtë-lart në grafik rrit progresivisht numrin e të varfërve në shumicën e rasteve.

Përdorimi i parashikimeve të rritjes në tetor pa asnjë ndryshim në pabarazi, rezulton në 125 deri në 131 milionë më tepër të varfër (këto vlerësime raportohen në rreshtat 1 dhe 2 të kolonës së 3-të). Por supozimi i shpërndarjes neutrale mund të jetë shumë i fortë. Një rritje prej 1% në indeksin Gini në çdo shtet në vitin 2020, do të rriste të varfrit shtesë me rreth 15% në vitin 2020 (144 milionë duke përdorur MPO dhe 152 milionë për WEO). Një rritje prej 2% në indeksin Gini do të rezultonte në një rritje të të varfërve me gati 30% (161 milionë për MPO dhe 170 milionë për WEO).
Grafiku 2 gjithashtu raporton parashikimet rajonale të të varfërve shtesë për vitin 2020. Një rritje prej 2% në indeksin Gini dhe përdorimi i parashikimit të MPO në tetor, do të rriste të varfrit shtesë në Afrikën Sub-Sahariane me një të tretën, nga 32 milionë me pabarazi të vazhdueshme në 42 milionë, duke përdorur parashikimin MPO të tetorit në vitin 2020.
Kjo tronditje globale e jashtëzakonshme, mund të ketë ndikim më të madh negativ në pabarazi. Në këtë rast, duhet të presim një rritje edhe më të madhe të numrit të të varfërve shtesë. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se politika e përshtatshme qeveritare mund ta zbehë këtë ndikim. Sidoqoftë, edhe skenari ynë më optimist me një ulje prej 2% të indeksit Gini në çdo vend nënkupton një rritje të varfërisë ekstreme me 90 deri në 99 milionë, duke përdorur parashikimet më të fundit të rritjes.
Ndryshimet në pabarazi nuk janë atipike të ndryshimeve vjetore të vërejtura në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Rritjet më të këqija historike në indeksin Gini do të ishin më të mëdha për shumicën e rajoneve, duke filluar nga më pak se 2% në vit në Amerikën Latine dhe Karaibe, në rreth 4% në Azinë e Jugut. Në të njëjtën kohë, është padyshim një supozim i fortë se pabarazia e të gjitha shteteve ndryshon me të njëjtën ritëm dhe nuk është e qartë se çfarë mund të na tregojnë këto ndryshime historike për një goditje kaq të jashtëzakonshme si COVID-19.
Dëshmitë e reja mbi ndikimin e COVID-19 në pabarazi, tregojnë se skenari ynë i rritjes së pabarazisë mund të jetë konservator, megjithëse dihet pak për ndikimin në vendet më të varfra. Vlerësimi Ekonomik Botëror projekton se COVID-19 e rrit indeksin mesatar Gini për tregun dhe ekonomitë në zhvillim, me më shumë se 6%, me një ndikim edhe më të madh në vendet me të ardhura të ulëta. Rritja mesatare e indeksit Gini për vendet e BE-së është vlerësuar në 3.5% me një karantinë 2 mujore, duke u rritur në 13.5% me një karantinë të pjesshme shtesë 6 mujore.
Për katër shtete të Amerikës Latine, një studim i fundit tregon se COVID-19 do të rrisë indeksin Gini midis 3.5% dhe 7.4%, i cili mund të jetë shumë më i ulët me ndihmën sociale (rritje midis 0.6% dhe 4%). Këto vlerësime janë dukshëm më të mëdha se rritja e pabarazisë gjatë pandemive të kaluara (vlerësohet të jetë rreth 1.25% pesë vjet pas pandemisë), që nënvizon faktin se një pandemi e një shkalle të tillë globale si COVID-19, është me të vërtetë e pashembullt në kohët moderne. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38