Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ndërkohë që është në rritje numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor, numri i personelit dhe struktura janë po ato. Problemet e aksesimit dhe cilësisë së shërbimeve psikiatrike, përfshirë mungesën e trajnimeve dhe mungesave në staf, janë disa prej sfidave me të cilat përballet sot sistemi shëndetësor.
Prej më shumë se 3 orësh pacientë në poliklinikën numër 3 të Tiranës mbajnë rradhë për t’u takuar me mjekun psikiatër. Ndonëse fillimviti, (5 janar) pacientët ndiejnë të nevojshëm konsultimin me psikiatrin.
“Kam ardhur këtu që në orën 12 dhe nuk lëviz pa u takuar me mjekun”, – thotë një i moshur përbri të cilit, në pritje, është dhe Luljana, një vajzë në mes të tridhjetave që prej më shumë se 8 vitesh bashkëjeton me depresionin dhe krizat e ankthit.
“Gjithçka nisi në moshën 22-vjeçare. Kaloja netëve duke menduar për gjithçka që më ndodhte në ato momente dhe papritur nuk mbushesha dot me frymë. Fillimisht e menaxhoja vetë situatën me ushtrime frymëmarrjeje, por më pas u bë e pamundur”,- thotë Luljana e cila tregon se problemi më i madh për të ishte njohja me një psikolog. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vitin 2017 në të gjithë vendin numëroheshin 38 zyra ku ofrohej shërbimi i psikologut ndërkohë për vitin 2023 numërohen 247 zyra.
“Në konsultën e parë psikologu më pyeti: çfarë kërkon nga unë? Unë thjesht doja ndihmë dhe nuk mund të shprehesha. Është situatë e vështirë dhe problemi qëndron edhe tek mos pranimi i faktit që po kalon në depresion,”- thotë ajo.
Tirana, dyfishohet popullsia, por jo strukturat shëndetësore
Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor pranë poliklinikës numër 3 thotë për “Sinjalizo” se përveç rritjes së numrit të popullisë të Tiranës ngjarjet që janë shënuar vitet e fundit, si tërmeti i 26 nëntorit në 2019 dhe izolimi në shtëpi gjatë pandemisë të Coronavirus-it, kanë shtuar fluksin e pacientëve që i drejtohen mjekut psikiatër për ndihmë, ndërkohë që numri i strukturave shtetërore ku mjekët ofrojnë shërbimet ka mbetur i njëjtë.
“Duke qenë se Tirana, kryeqyteti është metropol, është një qytet që zgjerohet çdo ditë edhe që shtohet me banorë, strukturat tona kanë mbetur tre, si në Tiranën që ishte me 400 mijë banorë, si në Tiranën që është sot mbi 1 milionë. Kështu që, rritja e numrit të banorëve presupozon që dhe probabiliteti për të pasur në këtë popullatë edhe probleme të shëndetit mendor është më i lartë. Fluksi tek ne është rritur nga viti në vit”, – thotë Rreli duke shtuar se pacientë që kanë marrë shërbimin pranë kësaj Qendre Komunitare të Shëndetit Mendor janë edhe banorët e Gërdecit, (ngjare e vitit 2008) shëndeti mendor i të cilëve është shoqëruar nga pasojat afatgjata të stresit post-traumatik.
Aktualisht në këtë qendër ofrojnë shërbimin 3 mjekë psikiatër për të rritur dhe 1 për fëmijët.
“Përderisa në këtë qytet janë 3 Qendra Komunitare të Shëndetit mendor padiskutim që stafet janë të plotësuara si shërbime, por përsa i përket fluksit të pacientëve që duhet t’i përballin shërbimet janë problem, janë të tejkaluara”,- thotë Rreli duke theksuar se për të pasur eficencë dhe për të kuptuar më shumë rreth gjendjes së pacientit, psikiatri, duhet të ketë një numë të kufizuar të rasteve që trajton në një ditë.
Sipas të dhënave zyrtare nga kuotat e mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të paktën 8 mjekë ndjekin specializimin në psikiatrinë për të rritur dhe 4 për psikiatrinë për fëmijë dhe adoleshentë. Më 2019 në të gjitha spitalet shtetërore punonin 25 mjekë psikiatër.
“Mjeku duhet të ketë një numër të kufizuar të vizitave për të qenë sa më efektiv, që të marrë vendimet më të mira, që të nxjerrë përfundimet më të mira për rastin, por gjithashtu edhe për personelin tjetër: psikologun, punonjësin social, terapistin infermjerin,”– thotë Rreli duke shtuar,- “kur studioja në Itali pisikatri nuk trajtonte më shumë se 5 deri në 6 raste në ditë. Këtu trajtoj mesatarish 20-25 pacientë në një ditë.
Shtimi i rasteve të pacientëve me çrregullime në shëndetin mendor është reflektuar edhe në spitalet psikiatrike, në të cilat numri i ditëve të trajtimit të pacientëve është ulur.
“Janë ulur ndjeshëm ditët e shtrimit në spital dhe të duhet se s’bën që ta rikuperosh sa më shpejt dhe disi, jo deri në fund gjendjen e pacientit që të lirosh shtratin në mënyrë që të vijë pacienti i rradhës”, – thotë mjekia Arjana Rreli.
Ndërkohë, burime nga shërbimi i psikiatrisë “Xhevit Gjata” në Tiranë bëjnë me dije se numri i shtretërve në godinë mbetet e kufizuar nga 98 deri në 100 duke mos lejuar shtrimin dhe trajtimin e çdo pacienti që u drejtohet spitaleve.
“Ka pacientë të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në mënyrë që të marrin një trajtim, por është një numër i kufizuar pacientesh që pranohen. Nuk funksionojnë si duhet shërbimet sociale. Ka shumë pacientë të cilët nuk duhet të shtrohen, por familjarët i kanë braktisur. Nëse shërbimet sociale do kujdeseshin për ta, atëherë do litoheshin më shumë vende për persona të cilët kanë vërtetë nevojë,”- thotë burimi për “Sinjalizo”.
“Ata janë pacientë të cilët ndikohen shumë nga ambienti i jashtëm, nga faktorët ambiental, por në godinë infrastruktura lë për të dëshiruar. Tualetet nuk kanë as kushtet më minimale dhe aromat nuk janë aspak të këndshme,”- thotë burimi duke shtuar,-“raporti midis mjekëve dhe pacientëve është 2 mjekë për 20 pacientë,”
Valbona Treska, drejtoreshë pranë Urdhrit të Psikologut thotë për “Sinjalizo” se mosmarrja e shërbimit të plotë mbetet problematike tek personat me probleme të shëndetit mendor.
“Padyshim që nuk e kemi ende të fortë zinxhirin e shërbimit që i jepet individit. I japim shërbime mbështetëse individit, por janë të segmentizuara, nuk i jepet shërbimi i plotë…”
Problematikat në aksesimin dhe cilësinë e shërbimeve për shëndetin mendor
Aksesi i shërbimeve dhe cilësia e tyre për personat me çrregullime mbetet ende një ndër problematikat më të mëdha që shoqëron këta pacientë.
“Problematika në përgjithsësi ka të bëjë me aksesin dhe me cilësinë e shërbimeve”,- thotë për “Sinjalizo” Neli Demi, mjek psikiatër konsulent për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.
“Përsa i përketë llojit të shërbimeve që ofrohen në spitalet psikiatrike janë shërbime kryesisht biologjikisht të orientuara. I trajtojmë me medikamente pa iu kushtuar shumë vëmendje shërbimeve terapeutike apo të ndërhyrjes psikologjike”,- thotë Demi.
“Sipas planveprimit të miratuar në vitin 2013 janë parashikuar të ngriheshin shërbime komunitare në 12 qarqe të vendit, por është një gjë e parealizuar,”- thotë Demi duke shtuar se shërbimet komunitare janë ngritur po në qytete ku pacientët mund të merrnin shërbime në spitale.
“Përsëri këto shërbime komunitare janë ngritur në ato vende ku kanë qenë të ngritura edhe shërbime të tjera, si: Vlora, Elbasani, Shkodra, Tirana. Me disa përjashtime të vogla siç mund të jetë Korça, Kavaja dhe një qendër shumë bazike në Gramsh,”- thotë Demi duke theksuar si problematikë marrjen e shërbimeve të specializuara të shëndetit mendor duke përfshirë edhe pajisjen me shtretër psikiatrikë edhe të spitaleve rajonale.
“Ka qenë një betejë e vazhdueshme për të pasur shtretër psikiatrikë në të gjitha spitalet rajonale gjë që për arsye të ndryshme, qofshin këto për mungesë të burimeve njerëzore, qoftë për mungesë të burimeve financiare apo dhe për rezistencë burokratike apo vendimmarrje politike nuk janë bërë të mundura akoma dhe kjo është një domosmodshmëri”- përfundon ai.
Në Planin Vendor të Shëndetit Mendor 2023-2026 të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se krijimi i Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor rezutoi me reduktimin e numrit të shtretërve të spitaleve psikiatrike.
“Në këtë kuadër, procesi i reduktimit të numrit të shtretërve psikiatrike i zbatuar paralelisht me shtimin e shërbimeve komunitare, e ka çuar në 600 numrin e shtretërve në shërbimet e shëndetit mendor për vitin 2023 nga 900 shtretër në vitin 2000,”- citohet në publikim.
Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përveç vakancave në stafin psiko-social problematike shfaqet dhe mungesa e trajnimeve për një pjesë të stafit ekzistues.
“Vakancat në stafin psiko-social, mungesa e trajnimeve apo kualifikimeve të nevojshme për një pjesë të tyre, mungesa e larmishmërisë në veprimtaritë rehabilituese dhe terapeutike, mosmbajtja në mënyrë të rregullt e dokumentacionit nga ky staf si dhe mosplotësimi i seksionit të posaçëm për vlerësimin psikologjik të pacientëve në kartelën e tyre klinike, mungesa e ambienteve të veçanta për rehabilitimin në natyrë, për takimet mes pacientëve dhe stafit psiko-social, etj, vlerësojmë se janë disa nga mangësitë që kanë spitalet/pavionet psikiatrike në drejtim të ofrimit të një shërbimi adekuat rehabilitimi për trajtimin e pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor,”- shkruhet në raport.
Megjithatë vala e pacientëve dhe problemet strukturore janë sfidat reale për shërbimet e shëndetit mendor.
Përballë këtyre sfidave, mes profesionistëve të kujdesit shëndetësor, hartuesve të politikave dhe publikut ekziston ndërgjegjësimi për urgjencën në të cilën ndodhemi. Rritja e financimeve, zgjerimi i shërbimeve komunitare dhe trainimi i profesionistëve të shëndetit mendor janë këmbana që po bien me forcë
Historitë e individëve si Luljana, që ballafaqohen me guxim me depresionin dhe ankthin, nënvizojnë rëndësinë e një sistemi shëndetësor mendor më afër qytetarëve dhe më cilësor. Tirana është nga qytetet që ka më shumë nevojë për t’i ofruar banorëve të vet shërbimin më të mirë të mundshëm.
Nuk mjafton vetëm përkushtimi, por është koha që të vendoset si prioritet shëndeti mendor, për të patur një mjedis ku të gjithë ata që kanë nevojë ta ndjejnë veten të sigurtë./ (ACQJ)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38