“Sabrina e vrau pasi i zbuloi tradhtinë”, kushëriri i viktimës zbulon detaje tronditëse nga krimi
Ngjarja tragjike në Miami, ku 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqi në banesën e tyre luksoze, ka marrë përmasa të reja me detajet e zbuluara nga kushëriri i viktimës.
Egzon Hyseni, kushëriri i Pajtimit, deklaroi në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” se konflikti mes çiftit ka nisur pasi Pajtim Krasniqi kishte zbuluar prova të tradhtisë së bashkëshortes së tij.
Pasi e kishte përballur me të vërtetën, Pajtim Krasniqi i kishte kërkuar divorc, gjë që dyshohet se e ka shtyrë Sabrinën të kryejë aktin fatal.
"E vërteta që e dinte vëllai i Pajtimit ishte se ai kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar që bashkëshortja e tradhtonte.
Pas kësaj, ai i kërkoi divorcin, çka e shtyu Sabrinën të ndërmarrë veprimin tragjik ndaj tij dhe më pas ndaj vetes," tha Hyseni.