Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Safet Bajri dorëzon kallëzim në SPAK: Po më cenohet reputacioni
Safet Bajri, i njohur si "i forti i Shkodrës", ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke kërkuar hetim dhe arrestimin e personave që, sipas tij, kanë keqpërdorur emrin e tij për qëllime kriminale.
Në kallëzimin e dorëzuar nga avokati i tij, Sokol Tahiraj, Bajri shprehet: “Po më cenohet reputacioni.”
Bajri u shoqërua në polici pas atentatit mafioz në Shkodër, ku humbën jetën tre persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha.
Ngjarja dyshohet të jetë pasojë e përplasjeve mes dy grupeve rivale, Bajrat dhe Licët. Bashkëshorti i Flutura Bashës, Bashkim Basha, vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.
Gjatë marrjes në pyetje, Bajri ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.
Megjithatë, përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në qytet.
SPAK pritet të hetojë pretendimet e Bajrit dhe akuzat e ngritura për keqpërdorim të emrit të tij në aktivitete kriminale. Ngjarja mbetet në vëmendje, ndërsa tensionet në Shkodër vijojnë të jenë të larta.