Flash News

E-TJERA

Safet Bajri kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Më shfuqizoni masën e arrestit, cenon të drejtat

Safet Bajri kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Më shfuqizoni

Safet Bajri ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Bajri kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve gjyqësore që kanë caktuar dhe lënë në fuqi masën e arrestit në burg.

Bajri pretendon se vendimet në fjalë cenojnë të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese, duke e cilësuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij, si të pajustifikuar dhe jo proporcionale

Ai kundërshton vendimin nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimin nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; si dhe vendimin nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Të fundit