Flash News

E-TJERA

Safet Gjici i jep  titullin “Mirënjohje Qyteti” ish-komandantit të Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë

Safet Gjici i jep  titullin “Mirënjohje Qyteti”

Kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i ka dorëzuar titullin “Mirënjohje Qyteti”, gjeneralit Major Obaid Al Ketbi, ish Komandant i Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë 1999.

Ky titull iu akordua gjeneralit Major Obaid Al Ketbi me motivacionin: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme  dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve,pas luftës shkatërruese me Serbinë në 1999, e cila shkaktoi një shpërngulje masive të qindra mijëra refugjatëve të Kosovës në territorin shqiptar.”

Po ashtu, sipas Gjicit në një postim në facebook, gjenerali ishte një nga iniciatorët kryesorë, negociues dhe lobues me përfaqësuesit e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

“Shumë i Lumtur, që Bashkia Kukës, i ka dorëzuar sot titullin “Mirënjohje Qyteti”,gjeneralit Major Obaid Al Ketbi me motivacionin: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme  dhe të pakursyer për motrat dhe vëllezërit tanë të Kosovës duke ofruar një strehë të ngrohtë dhe mikpritje në Kampin e Emirateve,pas luftës shkatërruese me Serbinë në 1999, e cila shkaktoi një shpërngulje masive të qindra mijëra refugjatëve të Kosovës në territorin shqiptar.”

Gjenerali ishte një nga iniciatorët kryesorë, negociues dhe lobues i aftë me përfaqësuesit e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Gjithashtu,si negociator i shkëlqyer, Gjenerali bëri të mundur implementimin e projektit për furnizimin me ujë të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të Lojmeve, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve të qytetit,rrugëve  të reja lidhëse  me fshatrat Nangë-Gostil,ndërtimin e rrugës Eksod’99.

Janë këto arsye,që në cilësinë e kryetarit të bashkisë Kukës,  kam mirëpritur kërkesën e Grupit të menaxhimit të Krizës kosovare të periudhës 1999,për t'i dhënë titullin "Mirënjohje  Qyteti", shkëlqesisë së tij gjeneral major, Obaid Al Ketbi, Ish Komandant i Misionit Paqeruajtës të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë 1999”, shkruan Gjici.

Të fundit