Flash News

E-TJERA

Saimir Tahiri takohet me familjarët, pritet të transferohet në një tjetër burg

Saimir Tahiri takohet me familjarët, pritet të transferohet në

Prej mbrëmjes së të premtes, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po mbahet i izoluar në burgun 313-të në Tiranë, pas vendimi nga gjykata e posaçme e apelit duke e dënuar me 3 vite katër muaj burg, për shpërdorim detyre.

Sipas ABC, ish ministri ka patur paraditen e sotme takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. 

Ish-ministri qëndron I izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm I pajisur me frigorifer dhe televizor. Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.  

Të fundit