Flash News

E-TJERA

Sakrifikoi jetën për turistët, mediat izraelite jehonë vdekjes së Arben Anamalit: Hyri në ujë dhe i shpëtoi heroikisht

Sakrifikoi jetën për turistët, mediat izraelite jehonë

Mediat izraelite i kanë bërë jehonë vdekjes së Arben Anamalit, kapitetin të anijes turistike, i cili vdiq në Liqenin e Shkodrës, pasi shpëtoi nga mbytja dy turistë izraelitë.

NJë nga mediat izraelite shkruan se Anamali dha jetën për dy turistët të cilët nuk iu përgjigjën paralajmërimeve të tij në ujë. Anamali hyri për të shpëtuar turistët, por besohet se një arrest kardiak nga lodhja i ka shkaktuar vdekjen.

"Kapiteni shqiptar Arben Anamali u mbyt në Liqenin e Shkodrës, ndërsa shpëtonte heroikisht dy turistë izraelitë. Anamali, kapiteni i një anijeje turistike, hyri në ujë për të shpëtuar izraelitët pasi ata u rrëmbyen nga rryma të forta, pavarësisht paralajmërimeve të tij të mëparshme për kushtet e rrezikshme. Ai i ndihmoi me sukses ata të ktheheshin në anije përpara se të zhdukej vetë nën ujë.

Trupi i tij u gjet pothuajse 48 orë më vonë, dhe besohet se vdekja e tij erdhi për shkak të arrestit kardiak nga lodhja. Qeveria shqiptare e nderoi pas vdekjes Kapiten Anamalin si "Martir i Kombit" për aktin e tij të guximshëm", shkruan media izraelite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ILTV Israel News ???????? (@iltv_israel)

Arben Anamali u nderua me titullin “Dëshmor i Kombit” nga qeveria shqiptare, pasi trupi i tij u gjet 48 orë pas ngjarjes së rëndë.

Të fundit