Flash News

E-TJERA

Sakrifikoi veten për të shpëtuar kolegët nga zjarri, Rama kërkon t’i jepet Arjan Salës titulli "Dëshmor i Atdheut"

Sakrifikoi veten për të shpëtuar kolegët nga zjarri, Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar t’i akordohet titulli "Dëshmor i Atdheut" Arjan Salës, shefit të sigurisë së magazinës që u përfshi nga zjarri te ‘Casa Italia’ të mërkurën, në shenjë mirënjohje për aktin e tij heroik, duke sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Komisioni Qendror i Statusit "Deshmori i Ardheut" me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin "Deshmor i Atdheut" shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!

Jane gjalle bilbilenjte!”, shkruan Koçi.

Të fundit